Suspiria, filmi që po traumatizon audiencat

18:39 | 4 Qershor 2018
Arbresh.info

Në fund të muajit prill është dhënë premierë një skenë e filmit Suspiria në Cinemacon, dhe pamjet me të vërtetë kanë shqetësuar audiencën.

“Është një nga gjërat më të ndyra që kam parë ndonjëherë në #cinemacon”, tha një spektator pas premierës, transmeton portali arbresh.info.

Tashmë për publikun e gjerë ka dal edhe traileri i parë, ku luan në rolin kryesor Dakota Johnson dhe Tilda Swinton si valltare në vitet 1970 në Berlin.

Suspiria është një xhirim i filmit klasik horror të vitit 1977 nga Dario Argento. Me regji të Luca Guadagnino, Johnson si një student e vallëzimit zbulon një sekret të tmerrshëm në shkollën e Swinton.

Por, mos u dëshpëroni sepse traileri nuk është asgjë krahasuar me filmin e plotë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme