Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Tiranë, sot është pritur në takim nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në të dy vendet.
Kryeministri Haradinaj me këtë rast shprehu falënderimin e tij dhe të popullit të Kosovës, për ndihmën e pakursyer që kanë dhënë institucionet e Shqipërisë në të gjitha periudhat për Kosovën.
“U jemi mirënjohës për kontributin tuaj dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e vështira, dhe tani në procesin e integrimeve evropiane si proces i domosdoshëm dhe për të cilën Republika e Kosovës ka nevojë më shumë se kurrë për përkrahjen e gjithanshme”, tha kryeministri Haradinaj.
Duke folur rreth bashkëpunimit bilateral ndërmjet të dy vendeve dhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që të ketë një dinamikë të shtuar në këtë drejtim.
Kryeministri Haradinaj tha se është e nevojshme përkrahja e institucioneve të Shqipërisë për Kosovën në lobim më të madh për shtimin e numrit të njohjeve dhe për anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare.
Ndërkaq, Presidenti Ilir Meta, shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që udhëheq për përkrahjen e Kosovës në të gjitha proceset, me theks për rrugën euroatlantike të saj.
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...