Sot në Banjën e Pejës “Onix” ka nisur kursi i katërt për trajnerë për Licencën C të UEFA-s, që organizohet nga Federata e Futbollit e Kosovës, njofton FFK, përcjellë arbresh.info.
Ky është kursi i tretë vetëm brenda këtij viti, me çka FFK po i jep hapësirën dhe kohën e duhur shkollimit të kuadrove të reja të trajnerëve, ngase objektivi është që në të gjitha shkollat dhe klubet e futbollit të punojnë trajnerët e licencuar.
Edhe në këtë kurs po marrin pjesë 24 kandidatë, prej të cilëve një femër, ndërkohë që në fund të këtij muaji dhe në fillim të muajit të ardhshëm, FFK do të organizojë kursin për licencën C vetëm për femra në kuadër të programit “UEFA HatTrick – Women’s Football Development”.
Në hapje të kursit para pjesëmarrësve ligjëruan drejtori teknik i FFK-së, Michael Nees dhe menaxherja e Grassroots, Sanije Krasniqi, derisa gjatë 10 ditëve sa do të zgjasë ky kurs do të ligjërojnë edhe dy kandidatët më të suksesshëm në kurset e kaluara, Granit Dervisholli dhe Elon Berisha.
Ky kurs është i ndarë në dy faza, prej 4 deri më 8 qershor dhe prej 10 deri më 14 qershor, e ku krahas ligjëratave teorike, do të punohet edhe në punë praktike. Në fund të kursit kandidatët që i përfundojnë me sukses provimet do të marrin Licencën C. /arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...