Muharrem Nitaj, deputet i AAK-së, tha se rezoluta për unifikimin e pikave doganore nuk është në dorë të deputetëve.
Edhe Milaim Zeka, tha se janë tri palë që vendosin për këtë gje. Sipas tij është Prishtina, Tirana dhe Brukseli.
“Janë tri palë që është Prishtina. Faktor kryesor është Tirana e Brukseli. Do të jetë shumë problem kjo do të jetë vetëm fontanë dëshirash që do të arkivohet në Kuvendin e Kosovës”, tha Zeka.
Ai tha se disa deputet kur te shprehin dëshira të tilla do të ishte mirë të shohin rrethanat ndërkombëtare.
“Rezolutat e tilla nuk varen prej neve. Këto janë propozime të rënda për unifikim të doganave nuk besoj se pranon Tirana e as bizneset e Kosovës dhe Shqipërisë këtë e shoh si fontanë dëshirash”, tha Zeka.
E propozuesi i këtij diskutimi Visar Ymeri tha se Shqipëria është shprehur më e gatshme për këtë unifikim.
“Ata më shumë se ne janë shprehur të gatshëm për unifikim doganor. Në këtë drejtim Shqipëria është shprehur e gatshme për një gjë të tillë. Por problemi është shfaqur te Kosova”, u shpreh ai.
Është e domosdoshme për ta arritur unifikimin, duhet ta kemi edhe unifikimin e politikave fiskale.
Ndërkaq Xhavit Haliti ka propozuar që rreth orës 5 të miratohen gjitha debatet e ditës së sotme.
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni