Nënkryetari i Komunës, Faruk Mujka dhe drejtori i Kompanisë Rajonale “Ujësjellësi” Mitrovicë, Sami Miftari, kanë biseduar për gjendjen aktuale në këtë kompani dhe mundësitë e përmirësimit të saj.
Drejtori Miftari, e ka njoftuar nënkryetarin Mujka me problemet aktuale që po e përcjellin Kompaninë në realizimin e projekteve për furnizim me ujë për pije për fshatrat Zasellë, Koshtovë, Vërrnicë dhe Çabër.
Që të dy janë dakorduar se këto probleme duhet të zgjidhen sa më parë dhe qytetarët të furnizohen me ujë të pijshëm. Por, sipas tyre për këtë kërkohen mjete të mjaftueshme.
Nënkryetari Mujka i tha drejtorit Miftari se Komuna i ka mbështet dhe do t’i mbështet fuqishëm këto projekte, prandaj do të jetë shumë e përkushtuar që nga buxheti vetjak dhe në mënyra të ndryshme, përmes gjetjes së donacioneve, të sigurohen mjete të mjaftueshme materiale për përfundimin e tyre.
Mujka dhe Miftari biseduan edhe për borxhet që qytetarët e veriut të Mitrovicës, përkatësisht komunat veriore që administrohen nga serbët, i kanë Kompanisë Rajonale “Ujësjellësi”, të cilat po shtohen për çdo ditë dhe të cilat aktualisht kanë arritur shumën prej 13 milion euro, për çka kompania paguan rregullisht TVSH-në, gjë që e rëndon akoma gjendjen e saj financiare. U konstatua se është i nevojshëm angazhimi maksimal i të gjitha niveleve për zgjidhjen e këtij problemi.
Drejtori Miftari,në këtë takim e njoftoi nënkryetarin Mujka edhe për ecurinë e punimeve në realizimin e projektit të përbashkët me LUX-DEV-in
dhe për kërkesën e bërë në Ministrinë e Zvillimit Ekonomik për mbështetje financiar për ndërrimin e gypave prej azbestit në rrjetin e ujësjellësit në qytet.
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...