Këngëtarja e njohur Irini Qirjako, në një intervistë për Ditë e Re ka rrëfyer një histori tragjike që i ka ndodhur shumë vite më parë.
Qirjako tregoi se i ka vdekur djali i saj 3 ditë pas lindjes. Ajo solli në jetë binjakë, por vetëm vajza arriti që të jetojë.
Irini Qirjako: “Unë jam mami i një goce, Riviolës. Kisha dy fëmijë, një cun dhe një gocë, bëra binjakë por nuk që e thënë që të më rronte cuni. Vdiq ditën e tretë të lindjes. Kam vajzën, është doktoreshë ne Gjermani.”
Këngëtarja rrëfeu vështirësinë në punë dhe ndihmën e madhe që i jep familja e saj, veçanërisht bashkëshorti, i cili kujdeset që ajo të jetë e fortë dhe në gjendje të mirë emocionale.
Irini Qirjako: “Ne artistët jemi shumë të forta por në momente pune voluminoze dhe që ka një përgjegjësi të madhe sigurisht që kemi ndihmë nga familja. Bashkëshorti im më ndihmon kur kam shumë punë sepse gjendja ime shpirtërore duhet të jetë e qetë, që të mos sëmuresh sepse po të fus duart në ujë ftohem.
Duhet një kujdes shumë i madh. Enët i la bashkëshëshorti, nuk e ka problem. I them që ti fusë në lavastovilje, por nuk pranon, thotë se i la me kënaqësi dhe se nuk e ka problem. Është profesioni jonë që është shumë delikat dhe i vështirë. Nuk duhet abuzuar asnjëherë sepse kjo na rëndon neve, të bllokon për punën që ke.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...