Gafë e rëndë nga FSHF pas humbjes nga Ukraina

13:34 | 4 Qershor 2018
Arbresh.info

Si të mos mjaftonin 2 humbjet e turpshme, ndaj Kosovës dhe Ukrainës, tashmë Shqipërisë i ndryshojnë edhe gjuhën zyrtare.

Në një intervistë të postuar në kanalin e “Youtube” të FSHF-së, shfaqet trajneri Kristian Panuçi, duke folur për humbjen ndaj Ukrainës.

E gjithë intervista mes trajnerit dhe zëdhënësit për shtyp të Kombëtares është në italisht, dhe FSHF as që e ka marrë mundin ta përkthejë për publikun e gjerë, pasi jo të gjithë kuptojnë në gjuhën italiane.

Kemi një gjuhë tepër të bukur, për të cilën kanë derdhu gjak sa e sa trima për ta mbrojtur dhe minimumi i respektit ndaj tifozëve dhe popullit shqiptar është që intervista e trajnerit duhej përkthyer. Gjuha shqipe është ende gjuhë zyrtare dhe duhet respektuar. Turp për drejtuesit e FSHF-së.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme