Zeka: Shteti po i mundëson qytetarit të shkretë të dalë në rrugë pa e siguruar makinën

12:41 | 4 Qershor 2018
Arbresh.info

Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka ka deklaruar sot se Ligji i ri që ka hyrë në fuqi për moslejimin e regjistrimit të veturës pa paguar gjobat është njëjtë sikur të mos i lejohet deputetëve regjistrimin i veturës nëse mungon në një seancë plenare.

Sipas tij, me këtë ligj, qytetarit i mundësohet që të dalë në rrugë pa e siguruar makinën, raporton arbresh.info.

“Kjo është identike sikur çdo deputeti të parlamentit të Kosovës ti ndalohet regjistrimi i makinës nëse mungon në një seancë plenare. Dhe çka po bënë shteti i Kosovës, i ka dhënë mundësinë qytetarit të shkretë që të dalë në rrugë pa e siguruar makinën dhe të mbysë atje njeriun duke pasë makinën e pasiguruar”, ka thënë Zeka./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme