Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur diplomatin amerikan Jeffrey Hovenier, të cilin e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Thaçi e ka falënderuar diplomatin amerikan për kontributin që ka dhënë në Konferencën e Rambujesë, në procesin e Vjenës dhe në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.
“Mbështetja e juaj dhe e SHBA-së në të gjitha proceset politike ka qenë përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Do të jemi përgjithmonë mirënjohës”, ka thënë presidenti Thaçi.
Nga ana tjetër, diplomati amerikan Jeffrey Hovenier, ka thënë se qëndrimi amerikan gjithmonë ka qenë në përkrahje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“Unë dhe familja ime ndihemi shumë të nderuar. Ndryshimet pozitive në Kosovë janë mbresëlënëse. Unë do të jem gjithmonë një mik i Kosovës”, ka thënë ai.
Thaçi ka thënë se Hovenier dhe shumë diplomatë të tjerë amerikanë janë heronj të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës./
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...