Një sulm me bombë vetëvrasëse ka vrarë të paktën shtatë persona dhe ka plagosur nëntë të tjerë derisa klerikët myslimanë ishin duke u larguar nga një tendë në Kabul, në të cilën ishin mbledhur për të dënuar terrorizmin dhe për të bërë thirrje për paqe, kanë thënë zyrtarë të sigurisë.
Sulmi ka ndodhur pasi rreth 2,000 klerikë myslimanë, studiues dhe figura të religjonit kanë miratuar një ligj fetar, i cili ndalon kryerjen e sulmeve vetëvrasëse.
Në lexim e sipër të deklaratës, anëtari i këshillit, Ghofranullah Murad, ka thënë se “lufta në Afganistan është joligjore dhe nuk ka rrënjë në ligjin e Sheriatit”.
Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Një seri e sulmeve me bomba në Kabul ka vrarë dhjetëra persona në muajt e fundit duke mos treguar shenja për qetësim të situatës as në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Të mërkurën e javës së kaluar disa persona kanë sulmuar selinë e ministrisë së Brendshme me armë zjarri dhe granata, duke u përleshur me forcat e sigurisë për më shumë se dy orë.
Në muajin prill dy shpërthime kanë lënë të vdekur 26 persona në Kabul, duke përfshirë nëntë gazetarë.
Grupi militant, Shteti Islamik ka pretenduar se është përgjegjës për sulmet, ndonëse zyrtarë të sigurisë kanë thënë se ka shumë mundësi që të njëjat të jenë kryer nga rrjeti Haqqani, që është i lidhur me talibanët.
Qytetet provinciale janë përballur edhe me sulme të talibanëve, të cilët janë duke synuar rivendosjen e sistemit të ashpër islamik në Afganistan.
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...