Google ADS

S’ka regjistrim të veturës pa paguar gjobat, kritikohet vendimi i ri

12:19 | 4 Qershor 2018
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar ditë më parë se që nga data 1 qershor, qytetarët që kanë gjoba për kundërvajtje në trafikun rrugor, nuk do të mund ta bëjnë regjistrimin e automjeteve të tyre.

Sipas njoftimit, bazuar në ligjin për Automjete, Nr. 05/L-132, neni 43, pronari i mjetit nuk mund ta bëjë regjistrimin apo vazhdimin e regjistrimit të mjetit me veprim motorik, as ndërrimin e pronarit, pa e bërë shlyerjen e gjobave për kundërvajtje në trafikun rrugor.

Ky vendim sipas MPB-së i shërben rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të pagesave të gjobave për veprat kundërvajtesë në trafik.

Mirëpo kështu nuk mendon edhe deputeti i NISMA-s, Bilall Sherifi, raporton arbresh.info.

Në seancën e sotme të Kuvendit Sherifi ka përmendur këtë fakt duke thënë se kjo nuk është zgjidhje pasi me këtë vendim vetëm rritet numri i veturave të papaguara.

“Kjo shkon në funksion të rritjes së shifrës së veturave të paregjistruara. Sepse njerëzit nuk është se nuk duan ta paguajnë por e lidhin me gjobat. Kjo i bie që të mos mund të merren para as për gjoba as për regjistrim”, ka thënë Sherifi në seancën e Kuvendit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme