Pas hakimit që ndodhi në sistemin monitorues tek një pikë furnizimi, hulumtuesit nga Trend Micro, Kyle Wilhoit dhe Stephen Hilit ka vendosur të shqyrtojnë rastin nga afër. Ata kanë krijuar një lidhje falso të sistemit për internet të quajtur ‘GasPots’ tek disa vende të ndryshme për të ndjekur lëvizjet e hakerëve. Kjo ka rezultuar që monitorimi i pikave të stacioneve për furnizim me karburant nuk janë asnjëherë të sigurta. Hulumtuesit kanë zbuluar një numër të madh sulmesh në sistemet e tyre ‘GasPots’ brenda një periode prej gjashtë muajsh, shkruan arbresh.info. Në disa raste, hakerët kanë arritur të ndryshojnë emrin e sistemit ‘GasPot’ në ‘SEAcannngo’, që i referohet grupit të hakerëve Syrian Electronic Army.
Përveç kësaj, hakerët tjerë ndryshuan emrin nga ‘GasPot’ në “H4CK3D by IDC-TEAM”, mesazh që është i njëjtë me atë që anëtarët e grupit Iranian Dark Coders përdorin kur ata rrëzojnë ndonjë uebfaqe. Megjithatë, edhe grupi i hakerëve Anonymous kanë rrëzuar këtë sistem duke e ndryshuar emrin nga ‘DIESEL’ në “WE_ARE_LEGION”.
Sistemi i monitorimit të pikave për furnizim me gaz vëzhgon nivelin e gazit, vëllimin, temperaturën dhe statistikat e tjera, transmeton arbresh.info. Shumica prej tyre janë shumë të ndjeshëm ndaj sulmeve kibernetike pasi që janë të mbrojtura vetëm nga fjalëkalimet. Sidoqoftë, kompanitë nuk janë duke i kushtuar shumë rëndësi çështjes së sigurimit, pasi që ata nuk mund të manipulojnë apo të bëjnë gjëra shkatërruese si shpërthimin e tyre.
Megjithatë, hulumtuesit nga Trend Micro kanë paralajmëruar që sulmet e tilla mund të jenë ende situata serioze. Hakerët mund të falsifikojnë nivelin e karburantit për të nxitur më pas sistemin të dal nga shtrati duke vendosur kështu jetën e njerëzve në rrëzik./arbresh.info
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...