Prania në Itali, veçanërisht në Torino, e Alvaro Morata nuk është për asgjë, nëse kombinohet me takimin e disa kohëve më parë me drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paratici, është e aftë të shkaktojë një bombë të vërtetë në merkato.
Sulmuesi i Chelsea është kthyer në atë që ishte qyteti i tij nga viti 2014 deri më 2016, një kthim që la disa gjurmë dhe sugjerime në merkato, që mund të frymëzojë fansat bardhezi.
Morata ka qëndruar në një hotel në qendër të qytetit, i njëjti që pret axurrët e Roberto Mancinit për ndeshjen miqësore kundër Holandës, e cila luhet sonte. Në këtë vizitë është ndjekur nga afër prej mediave, të cilat duan të nxjerrin në pah arsyen e qëndrimit të tijnë Torino, siç është raportuar nga “Tuttosport”: “Jemi këtu për të marrë pjesë në një festë ditëlindjeje”.
Pyetja e pashmangshme në lidhje me ish-skuadrën e tij dhe të gjitha ndikimet e merkatos që rrjedhin prej saj: “Juve? Le të shohim. Tani për tani nuk di asgjë për të ardhmen time. Tani për tani mendoj vetëm për pushimet”. Kjo përgjigje nuk lëviz asgjë, por kontribuon në shpresat e tifozëve. Çdo negocim është i vështirë, sepse Chelsea e Abramovich kërkon jo më pak se 60 milionë euro.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...