Kuvendi i Kosovës është duke zhvilluar sot seancë parlamentare ku po miratohen disa pika të rendit të ditës të papërfunduara në seancat e kaluara.
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli duke u përpjekur që këto pika të kryhen sa më shpejt pasi ka seancë të re parlamentare në radhë, ka folur më shpejt se zakonisht, raporton arbresh.info.
Kjo duket se e ka irrituar deputetin e VV-së, Adem Mikullovci i cili e ka marrë fjalën duke e imituar Veselin, duke folur në mënyrë të pshtjelltë.
Në atë moment, Veseli ka mbetur duke shikuar sekretarin e Kuvendit me habi se çfarë po ndodh, mirëpo Mikullovci shumë shpejt ka treguar se po e imitonte Veselin duke sqaruar se me të folurën e tij nuk po kuponte asgjë.
Kjo ka bërë që të gjithë t’ia plasin të qeshurës ndërkohë që Veseli i tha atij se bëri mirë që ia bëri të qartë se ai është mirë pasi kishin menduar të kundërtën.
“Së pari jam i gëzum, se unë u frikësova se nuk je mirë, por ma bëre me dije se unë nuk jam mirë”, ka thënë Veseli./Arbresh.info
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...