Abrashi: Në komunën e Prishtinës po zhvillohen projekte në interes të grupeve të caktuara

11:15 | 4 Qershor 2018
Arbresh.info

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur një konferencë për medie ku ka folur, Arban Abrashi për zhvillimet e fundit në kryeqytet.

Abrashi ka thënë se nga 107 projekte të parapra sipas planit të hartuar nga komuna e Prishtinës, deri në maj janë publikuar vetëm 66 projekte.

“Kjo është shumë pak sepse kjo rrezikon qe të dështoj pasi ka procedura me të cilat ballafaqohet administrata. Mos të harrojmë projektet e mëdha ku 5 shkolla janë përmend ndërsa nuk ka asgjë deri më tani”, ka thënë ai, raporton Arbresh.info.

Sipas tij në komunën e Prishtinës po zhvillohen projekte në interes të grupeve të caktuara.

“Në javën e fundit kemi parë rritje të administratës së Prishtinës me tri drejtori të tjera që paraqet ngulfatje. Komuna e Prishtinës sot ka numrin më të madh të drejtorive në të gjitha komunat e Kosovës që dëmton buxhetin”, ka thënë ai.

Sipas tij komuna e Pristinës ka amrr vetura me qira.

“Mbi 60 vetura të reja janë marr me qira dhe një gjip pqr kryetarin. Kjo është e kundërta pasi që shumë kanë shitur që janë hudhur në ankandë e kanë pasur mundësi t’i përdorin. Pastaj rritja e shpenzimeve për dreka e darka, mosinvestimet kapitale janë dëshmi që komuna është degraduar”, tha ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme