Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka takuar përfaqësuesit e Sindikatës dhe Bordit të Trepçës, duke thënë se kjo parti është në anën e punëtorëve, për zhvillimin e Trepçës.
Kurti po ashtu ka vlerësuar se statuti i Trepçës i miratuar ditë më parë nga Qeveria, nuk është në shërbim të interesit zhvillimor të Trepçës.
Sipas të parit të Vetëvendosjes, Qeveria ka shpërfillur shqetësimet dhe versionin e Sindikatës për Statutin e Trepçës.
Postimi i Kurtit pa ndërhyrje:
Statuti i Trepçës që e ka miratuar Qeveria e Kosovës ditë me parë nuk është as në shërbim të interesit zhvillimor të Trepçës dhe as të të drejtave sociale të punëtorëve. Kjo ishte tema e takimit që pata sot me kryetarin e Sindikatës së Trepçës dhe anëtarin e Bordit të Trepçës, z.Shyqyri Sadikun, dhe bashkëpunëtorët e tij, z.Gani Osmanin, sekretar i Sindikatës së Trepçës dhe minator në Stan Tërg, dhe, z.Haxhi Qerimin, kryetar i Sindikatës së Fabrikës së Municionit në Skënderaj. Me drejtuesin e Komitetit Profesional të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Industrinë, z.Nazmi Mikullovci, dhe me koordinatoren e Komiteteve tona Profesionale, znj.Dejona Mihali, dëgjuam shqetësimet e arsyeshme të Sindikatës, verzioni i së cilës për Statutin e Trepçës është shpërfillur nga kryeministri dhe Qeveria. Asete të shumta të Trepçës duan t’i shpiejnë në likuidim kurse minatorëve nuk duan t’ua njohin stazhin e punës gjatë viteve 1990-1999. Lëvizja VETËVENDOSJE! është në anën e punëtorëve, për të drejtat e tyre dhe për zhvillimin e Trepçës.
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?