Veseli i kundërpërgjigjet Haxhiut: Politika është art, dikush e përdor për të thënë gjëra siç do

10:30 | 4 Qershor 2018
Arbresh.info

Kryetari Kadri Veseli i është kundërpërgjijur deputetës Haxhiu e cila e kundërshtoi rendin e ditës.

Ai ka thënë se ajo çka është duke e bërë ai dhe kryesia është që kjo e fundit ka amrrë vendim për të gjitha pikat që janë për tu mbajtur seanca, raporton Arbresh.info.

“Dikush përfiton nga kjo për gjëra politike. Por unë po e bëjë atë që e ka vendosur kryesia ku ka qenë edhe zonja Haxhiu në vendimarrje. Pastaj po thonë që kryetari po e bllokon Kuvendin mirëpo të gjitha këto janë vendime nga kryesia. Çdoherë kur keni dashur debate unë e kam pranuar nuk iu kam refuzuar por kryesia ka marrë vendim”, ka thënë ai.

Veseli ka thënë se nëse dëshirojnë të shkojnë në seancë të re ai mundet ta bëjë këtë.

“Nëse doni i hudhim poshtë këto pika dhe shkojmë në seancë të re. Nuk dua të jem i ashpër edhe pse këtë ma lejon rregullorja por unë veproj në bazë të vendimeve të kryesisë”, tha ai.

Veseli ka thënë se politika është art dhe se disa e përdorin këtë për të thënë gjëra siç duan.

“Nuk jam unë i vetmi këtu që keni dashur debatë me mua, ka edhe të tjerë. Jakup Krasniqi që e ka udhëhequr ëktë Kuvend ka qenë akademik, ai ka ditur politik. Por nëse dëshironi ju ne i hudhim këto pika. Vendimarrja është e juaja”, tha ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme