Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjykatësja e Gjykatës së Kurbinit Marçela Shehu.
Nga hetimi rezulton se Shehu ka qenë e rregullt, ndërsa ka deklaruar një shtëpi që nuk është në pronësi të saj, një makinë “Mercedes Benz” dhe 4 depozita bankare.
Në seancën dëgjimore të 1 qershorit KPK konstatoi se subjekti ka qenë bashkëpunues, teksa relatori Komici tha se bazuar në deklarimet e ILKPI gjyqtarja justifikon pasurinë, nuk ka bërë fshehje të pasurisë dhe as deklarim të rremë.
Sa i takon vlerësimit të figurës, Komici tha se DSIK ka kryer vlerësimin dhe ka dërguar nje raport ku konstaton përshtatshmërinë e Marçela Shehut.
Vetë gjyqtarja Marçela Shehu tha se është njohur me hetimin dhe verifikimet e KPK-së ndaj saj dhe është dakord me punën e kryer prej Komisionit, duke kërkuar konfirmimin në detyrë.
Shqipëri: Kuvendi voton buxhetin për vitin 2025
Vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve në bjeshkën e L...
Amad Diallo sjell gëzimin e parë evropian për Man Utd
Hamza planifikon ta themelojë Bursën e Kosovës
Policia arreston tre persona në Argjentinë që mund të kenë l...
Biden u bënë thirrje amerikanëve për qetësi dhe unitet