Google ADS

Në Zvicër azil-kërkuesve do t’u kontrollohet Facebooku

09:44 | 4 Qershor 2018
Arbresh.info

Autoritetet e Zvicrës janë duke shqyrtuar mundësinë që t’i përdorin të dhënat nga Facebook, Twitter dhe media të tjera sociale, për të hetuar deklarimet në lidhje me azil.

“Detajet që azil-kërkuesit publikojnë në rrjete sociale mund të na dërgojnë në përfundime që janë të rëndësishme për procedurat e azilit, duke treguar gjëra për lidhjet familjare dhe të tjera”, kanë thënë për të përditshmen zvicerane NZZ nga zyra për emigrim, përcjell KosovaPress.

Është krijuar një grup punues për të kuptuar nëse dhe sa të dhënat e rrjeteve sociale mund të ndikojnë për aplikacionet e azilit.

Rregullat e tanishme të azilit kërkojnë që autoritet të kërkojnë vetëm identitetin e azil-kërkuesit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme