Cittadella ka marrë një barazim 2-2 kundër Barit, në ndeshjen e parë Play Off të Serisë B, dhe tashmë do të përballet në gjysmëfinale me Frosinonen, në rrugën për t’u rikthyer në Serinë A.
Në një sfidë shumë të luftuar, barazimi favorizonte vendasit, pasi e kishin mbyllur kampionatin me një pikë më tepër, duke bërë që ndeshja të mos i drejtohej 11-metërshave.
Gjithçka u zhvillua në pjesën e dytë, ku Bari kaloi i pari në avantazh me anë të Calaio. Cittadella reagoi dhe arriti të përmbysë avantazhin e barezëve, por këta të fundit rikthyen edhe njëherë baraspeshën, pas një aksioni të nisur nga kapiteni Migjen Basha.
30 minutat shtesë nuk sollën asnjë të re, ndërsa Bari kërkoi dëshpërimisht golin, por pa arritur ta gjejë.
Vlen të përmendet se skuadra e Fabio Grossos e mbylli takimin me 9 futbollistë.
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare