Mourinho thotë se Argjentina e Portugalia mund të bëjnë befasi në Rusi, pasi kanë nëskuadra Lionel Messin, respektivisht Cristiano Ronaldon.
Trajneri i njohur portugez Jose Mourinho bëri një pasqyrë të botërorit që nis këtë muaj në Rusi, duke renditur edhe skuadrat që sipas tij do të lënë shenjë.
Tekniku i Manchester Unitedit i dha Argjentinës dhe Portugalisë epitetin e surprizave të kampionatit, ndërsa personalisht e shtyu edhe disa vjet, debutimin në një seleksion kombëtar, transmeton TCH.
“Botërorët më emocionojnë shumë pasi nuk janë thjesht futboll. Janë evente njësoj si olimpiadat, që kanë një impakt të pabesueshëm në nivel social. Edhe pse personalisht mendoj se nuk luhet futbolli më i mirë, pasi në klube ka më shumë kohë, prapë është emocionues. Mendoj se Argjentina dhe Portugalia do rezervojnë surpriza, pasi Messi dhe Ronaldo janë të aftë të bëjnë më shumë sesa seleksionet respektive. Portugalia fitoi Europianin, dhe është e aftë për çdo gjë. Më pas kemi dhe Brazilin, me mbrojtje të fortë dhe talent”, tha ai.
Izraeli e bombardon jugun e Bejrutit
Murati: Raportimet se shpenzimi për karburante të veturave p...
Vodhën një makinë, tre të arrestuar në Tiranë
“Do të lyej me benzinë”, pranon fajësinë i akuzuari për kano...
Kurti mirëpritet nga Këshilltari Federal i Zvicrës dhe Kryes...
E dhimbshme, ky është i riu nga Vitia që humbi jetën në aksi...