Google ADS

Shqiptari bamirës në Australi, ushqen njerëzit e varfër

23:51 | 3 Qershor 2018
M. A.

Ai është nga Prespa e Maqedonisë, ndërsa jeton në Australi që nga mosha 21 vjeçare.

Shqiptarët kudo që janë vazhdojnë me vepra humanitare, dhe kjo nuk bën përjashtim nëse janë në Evropë, Amerikë, apo Australinë e largët.

I tillë është edhe Azem Elmazi, i cili është bërë i famshëm në Australi për veprat e tij humanitare.

“Sheppnews.com.au” shkruan se si Azemi po ndihmon mijëra njerëz që janë të pastrehë.

Ai është pronar i një restoranti, ku mijëra emigrantë furnizohen me ushqim falas. Por, ai gjithashtu u ndihmon edhe me veshmbathje dhe gjëra tjera elementare.

Elmazi dikur emigroi në Australi, derisa tani u ndihmon atyre që kanë nevojë.

“Kam ardhur në Australi me 15 gusht të vitit 1983. Kam punuar disa vite si pastrues, para se t’i bëj parat për të hapur një restorant të vogël. Familja ime më njohu me një vajzë, tre muaj më vonë u martuam. Ndihem shumë mirë që e takova. Ne kemi katër fëmijë, 2 djem dhe 2 vajza.

Jam shqiptar nga Prespa e Maqedonisë. Unë përpiqem të bëj barriera, të bëj tranzicionin për njerëzit e sapoardhur,të ndihmoj të gjithë ata që bredhin rrugëve në një vend të huaj.

Kam punë të mjaftueshme në biznesin tim. Me anë të tij, ushqej shumë njerëz që nuk kanë para për tu ushqyer. E bëj këtë në Australi sepse australiane më pranoi, njerëzit australianë më mirëpritën dhe kjo është shtëpia ime” ka thënë Azem Elmaz.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme