Një fermer në Istog u dëmtua nga rrufeja, pasi kjo e fundit ia vrau 12 dele. Komuna është njoftuar më rastin dhe do të shikojë për mundësitë e kompensimit të dëmeve.
Qenin e përdor për e siguruar delet nga ujku por Bekim Hisenaj nga fshati Istog i Poshtëm i Istogut derisa po kulloste bagëtinë në bjeshkët e kësaj komune pasditen e së shtunës rrufeja ia vrau 12 dele.
Ai tregon se gjithçka ndodhi për një kohë shumë të shkurtër.
“Kur ja ka nis kokrriza edhe murmurima. Dhentë u trembën kur shikoj i gjej dhentë e ngordhura”, shpjegoi ai.
Fermeri nga Istogu thotë se nuk mban mend që ndonjëherë të ketë goditur kaq shumë rrufeja.
“Nuk ka ndodh asnjë herë. Sivjet ka ndodh hera e parë”, tha ai.
Ani se u dëmtua më shumë se 2 mijë euro ai nuk e ka ndërmend ta lë këtë veprimtari.
Menjëherë pas rastit drejtoria për Bujqësi në Komunën e Istogut dërgoi veterinerë e inspektorë për ta vizituar fermerin Hysenaj dhe për të bërë vlerësimin e dëmeve.
Shefi i Kabinetit të Kryetarit të kësaj komune Hasbi Bajra tha se pasi të bëhet verifikimi dhe vlerësimi i rastit do të shohin mundësitë për t’ia kompensuar dëmet.
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...