Qeveria greke pret që Zoran Zaev ta bëjë hapin e zgjidhjes në mënyrë që të arrihet marrëveshje. “Topi është në terrenin e tyre”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos.
Sipas “Kathimerini” ai ka shtuar se Maqedonia është në radhë që ta bëjë hapin e radhës në negociatat për çështjen e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nuk mund të parashikohet kur kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras do të bisedojnë në telefon. Asgjë nuk është arritur, derisa nuk nënshkruhet marrëveshja”, ka thënë Tzanakopoulos.
Ndërsa kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se është optimist, por pret edhe më tej që të zgjidhen detajet teknike dhe më pas të bisedojë me Tiprasin.
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...