Tahir Batatina edhe zyrtarisht nuk do të jetë trajner i Llapit në sezonin e ardhshëm.
Ai ka bërë të ditur se tani e tutje do të jetë drejtor ekzekutiv i Llapit.
Batatina ndihet krenar që zbuloi Mirlind Dakun
Postimi i gjatë dhe origjinal i Batatinës:
Të nderuar dhe të respektuar qytetarë të vendlindjes time dhe vendit tim nga Llapi dhe Gollaku
Dua të iu falenderoj nga zemra për mbështetjen që më dhuruat për 5 vite radhazi duke më përkrahur në stolin e Trajnerit të Llapit.
Që nga fëmijëria ka qenë pasioni im të jem një Trajner i madh i futbollit por gjithmonë ëndrra ime ka qenë ta filloj karrierën në klubin e zemrës time dhe të juajin, Llapin dhe ja arrita këtë qëllim pas arritjes së nivelit edukativo-arsimor dhe pas përfundimit të shkollimit tim superior.
Qëllimin dhe objektivin tim e kam arritur. Së pari ta organizoj skuadrën në nivel të lartë sportiv, ta bëj një skuadër simpatike dhe të dashur për të gjithë adhuruesit e futbollit, ta respektojnë të gjitha skuadrat rivale si një skuadër me karakter të lartë dhe një skuadër shumë të fuqishme. Arrita të krijoj diciplinë sportive, arrita ta ndryshoj futbollin duke dhuruar ndeshje të mira dhe duke i rikthyer më të dashurit e futbollit në tribuna, arrita që të kemi simpati të qytetarëve të Llapit e Gollakut por edhe të gjithë Kosovës, arrita të bëhem një trajner i pëlqyer nga publiku dhe nga adhuruesit e futbollit duke e bërë shumë interesant futbollin tonë, duke dhuruar dhe duke nxitur që opinioni të rikthej dashurinë për futbollin sepse në qytetin tim ishin shuar ëndrrat për tu rikthyer Llapi në Superligë pasi kishin kaluar plotë 12 vite në Ligën e Parë, arrita që me mbështetjen e Kryesisë, Qytetarëve të Llapit dhe atyre që më përkrahën gjithmonë “Legjendave” të rikthehemi fuqishëm në Superligë.
Rikthimi i Llapit në Superligë ngriti dhe bëri ndryshime në futbollin e Kosovës. Duke e parë rivalitetin sportiv në mes të skuadrave, duke ngritur nivelin sportiv dhe duke u paraqitur në mënyrën sa më profesionale në fushë nga rikthimi në Superligë as një herë nuk u rrezikova me skuadër të vë në dyshime rënien nga Superliga e Kosovës dhe gjithmonë me pak potencial që kisha dhe ata që i grumbullova në skuadër arrita gjithmonë ti ruaj 3 pozitat e para në tabelë dhe gjithmonë duke luftuar për Titull dhe për Kupën e Kosoves, ku arrita që së bashku me ju pas 85 viteve klub me traditë ta dërgoj Llapin në finale të Kupës së Kosovës ku fati nuk ishte me ne dhe të gjithë mu vërsulën që mos ta marr këtë trofe ku opinioni është shumë mirë i njoftuar me ngjarjen.
Kampionati që lamë pas ishte pjesë e historisë së klubit, ku pas 85 viteve klub, arrita që të dalim Kampion vjeshtor i Superligës së Kosovës me Llapin për herë të parë në histori të klubit. Por ajo që më mungoj mua si trajner ishte mos organizimi i mirë i Operativës se Llapit që Llapi të bëhet Kampion.
Kalova 5 vitet më të lumtura të jetës sime me skuadrën e Llapit duke e organizuar, duke e ngritur, duke i dhënë gjithçka si në aspektin financiar, si në aspektin profesional që vetëm e vetëm Llapi të jetë skuadër stabile dhe qytetarët e Llapit të ndihen të lumtur me skuadrën e tyre të zemrës. Duke e ngritur Akademinë e futbollit në nivel shumë të lart sportiv, arrita ti ngris shumë lojtar, ti avansoj, ti zbuloj dhe ti bëjë gati për të luajtur në Evropë ku edhe pasi po pushoj për një periudhë të shkurtë nga zeja e Trajnerit, këto ditë Evropës ja dhuroj një lojtar të madh nga skuadra ime dhe ndihem i lumtur që kam zbuluar një lojtar të kalibrit evropian si Mirlind Daku ku së shpejti i bashkohet një skuadre të madhe evropiane.
Falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi që i kisha nga fillimi i karrierës deri më sot, të gjithë ata futbollistë që punova me ta që ishte kënaqsi të punosh me djemtë më të mirë të Kosovës.
Skuadra e Llapit gjithmonë do të luftoj për trofe dhe këtë edhe më fuqishëm po ua garantoj sepse do ta ndryshoj rrënjësisht menagjimin e klubit. Nga pozita ime e re në Drejtor Ekzekutiv-sportiv do të mundohem që në koordinim të ngushtë me Kryetarin e klubit, Stafin e klubit dhe të gjithë donatorët të bashkëpunoj me nderë, me respekt dhe me dinjitet. Duke i respektuar dhe ju qëndruar besnik për besimin e dhënë që klubin ta menagjoj në mënyrën sa më të mirë të mundshme do mundohem ta ndihmoj Kryetrajnerin e ri me të gjitha forcat me të vetmin qëllim që Llapin ta bëjmë Kampion.
Unë shpresoj që pas një kohe të shkurtër, Llapit ti rikthehem edhe më i përgaditur profesionalisht pasi synimi im për këtë vitë është të pajisem me licencën Profi dhe të ngritem sa më lartë në karrierë.
Dua t’iu njoftoj se zyrtarisht nga sot nuk jam më në postin e Trajnerit të Llapit dhe hapi rrugë që shumë shpejtë ta sjell në skuadër një Trajner profesionalë ku jemi në bisedime me tre trajner, dy nga Kosova dhe një jashtë Kosove ku shumë shpejtë do të bëhet zyrtare Trajneri i ri i Llapit.
Me respekt të madh
I juaji, z. Tahir Batatina
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...