Google ADS

Rusia do të dyfishojë nxjerrjen e arit

20:19 | 3 Qershor 2018
A. B.

Rusia po planifikon që të dyfishojë nxjerrjen e arit, duke u bërë kështu prodhuesi i dytë më i madhe në botë.

Aktualisht renditet në vendin e tretë në rang global pas Australisë dhe Kinës.  Por kjo mund të ndryshojë në më pak se një dekadë, sipas Mikhail Leskov, zëvendës shefi ekzekutiv i Institutit të Gjeoteknologjisë në Moskë, shkruan Russia Today.

Sipas të dhënave të Metals Focus, në vitin 2017 Rusia nxori 8.8 milionë ounce (njësi matëse) ar, duke përbërë 8.3% të prodhimit global.

Depozitat e sapo zbuluara të arit njoftohet se do të lejojnë minatorët që të rrisin nxjerrjen, duke bërë që deri në 2030 të rritet me tetë milionë ounce.

Më herët, këtë vit kompania shtetrore “Rosgeo” tha se në Republikën e Bashkortostan u gjet një zbulim i ri që mbante rreth 900 ton argjend dhe ar, transmeton oranews. Sipas vlerësimeve fillestare në këtë zonë ka rreth 87 ton ar, ndërsa argjendi vlerësohet në masën e 787 tonë.

Industria minerare ruse thuajse e ka dyfishuar volumin e nxjerrjes së saj gjatë dy dekadave të fundit.

Rajonet e Amur dhe Magadan janë shpërndarësit më të shpejtë në rritje të arit, ndërsa qyteti siberian i Irkutsk është gjithashtu një nga zonat më të shquara të minierave në vend.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme