Një gjykatë irakiane dënoi francezen Melina Bugedir me burg të përjetshëm si pjesëtare e grupit terrorist të Shtetit Islam.
Bugedir (28) fillimisht ishte dënuar me gjashtë muaj burg për hyrje ilegale në vend, por gjykata ashpërsoi dënimin pas gjetjes së fakteve të reja, në mesin e të cilave edhe fotografi të burrit të saj, francez, me ekstremistë të Shtetit Islam.
Ajo u arrestua muajin e kaluar në Mosul dhe doli para gjyqit me vajzën dyvjeçare, dhe kishte tre avokatë.
“Unë jam e pafajshme”, i tha Boughedir gjykatësit në frëngjisht.
Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Jean-Yves Drian, deklaroi javën e kaluar se Bugedir kishte luftuar në Mosul si “terroriste e Shtetit Islam” kundër njësive irakiane dhe kjo është arsyeja pse ajo po gjykohet në Irak, shkruan straitstimes, përcjell Telegrafi
Deklarata e tij shkaktoi zemërimin e avokatëve të francezes, të cilët kritikuan Le Drian për shkak të shkeljes së supozimit të pafajësisë.
Ndryshe, pala e akuzuar ka të drejtën e ankesës ndaj vendimit.
Rrethet e ISIS besohet të jenë në paraburgim në Irak dhe në Sirinë fqinje, duke përfshirë disa të mitur.
Vrasja e dy të rinjve në Klinë, policia jep detaje
Prokuroria jep detaje të reja lidhur me vrasjen e dyfishtë n...
Vrasje në tentativë në Gjilan
Therje me thikë në Bresje, arrestohet një person
Moti i keq shkakton përmbytje në Itali
Aksident tragjik në Fier, dy të vdekur dhe dy të lënduar