Së fundmi, Samsung dhe Google kanë njoftuar që do lëshojnë përditësime mujore rreth sigurisë në pajisjet e tyre pas zbulimit të të metës ‘Stagefright’. Megjithatë, këtyre përditësimeve duket se do i bashkohen edhe shumë kompani të tjera duke filluar nga LG dhe Motorola.
Një zëdhënës i kompanisë LG ka konfirmuar që tashmë kompania do ofrojë përditësime sigurie, derisa edhe një punonjës i gjigantit kërkimor Google ka konfirmuar gjatë konferencës Black Hat 2015 për lëshimin e përditësimeve, shkruan arbresh.info.
Derisa siguria është duke u bërë një çështje shqetësuese vazhdimisht, është më me rëndësi që kompanitë të lëshojnë përditësimeve për siguri tek pajisjet sesa të presin për përditësime softuerike madhështore./arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...