Arkeologët shqiptaro-polakë zbuluan një qytet antik

19:02 | 3 Qershor 2018
A. B.

Pak dite me pare arkeologët shqiptaro-polakë zbuluan në Vaun e Dejës një qytet antik.

Ne mbyllje te ekspeditës ata theksuan se ky është një nder zbulimet më të rëndësishme në zonën mes Shkodrës dhe Lezhës, që parashikohet të ketë një impakt të madh edhe ne turizëm e zonës.

Rrënojat qe kane dalë në sipërfaqe ndodhen pak metra larg qendrës së Bushatit.

Arkeologet qe bene zbulimin mendojnë se behet fjale për një vendbanim  i cili daton në shekujt 3-2 para erës sonë.

Sipas studiuesve duhen të paktën 3 vite gërmime për të pasur një përfundim të saktë mbi emrin e qytetit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme