Mediat angleze raportojnë se ka pasur një ndryshim rrënjësor përsa i përket përzgjedhjes së trajnerit të ri të Chelseat, duke bërë që tashmë në pole të kalojë Laurent Blanc.
Ndonëse dukej thuajse e kryer marrëveshja me Maurizio Sarrin, duket se në fund Abramovich ka vendosur të mos paguajë 8 milionë eurot e kërkuara nga Napoli për kartonin e italianit.
Pikërisht për këtë arsye, manjati rus ka hedhur sytë nga trajneri francez, që ka pasur një eksperiencë pozitive edhe me PSG-në dhe për më tepër, vjen pas një periudhe pauze të karrierës së tij dhe kërkon të marrë revansh.
Muarizio Sarri ishte në fakt preferenca e parë e drejtuesve të Chelseat, por duhen paguar 8 milionë euro te Napoli, për të marrë kartonin e tij, ndaj edhe ka ndodhur ky ndryshim plani.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D