Google ADS

Merkel, kërkon bashkëpunim me qeverinë e re italiane

17:06 | 3 Qershor 2018
A. B.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha se do t’i afrohet qeverisë popullsite të Italisë, me një mendje të hapur dhe do të tentojë të punojë me të “në vend të spekulimit ndaj qëllimit të tyre”.

Partneri kyç në koalicionin e ri të Italisë, Lidhjes djathtiste, ka qenë gjithmonë kritike ndaj Bashkimit Evropian.

Lideri i kësaj partie Matteo Slavini, ministër i brendshëm i Italisë, tha se italianët nuk janë skllavë të shteteve të fuqishme të BE-së, si Gjermania e Franca.

Merkel, pas këtyre komenteve, deklaroi për mediet gjermane se është më mirë të fokusohemi në diskutimin e vështjeve si ekonomia. Ajo tha se Gjermania ka në interes të ruaj Evropën dhe t’i jap zë, në një kohë kur rregulli botëror po ndryshon, duke përfshirë rolin e SHBA-ve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme