Kuvendi i Kosovës nesër pritet të shqyrtojë projekt-platformën shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.
Deputetët pritet të vendosin nëse do të ia japin tutje besimin presidentit Hashim Thaçi, që në cilësinë e presidentit të Kosovës, të përfaqësojë Kosovën në bisedimet me Serbinë që po mbahen me lehtësimin e Brukselit dhe që pritet të përfundojnë brenda këtij viti me një marrëveshje kornizë me detyrime ligjore për të dyja palët.
Partitë opozitare tashmë janë shprehur kundër vazhdimit të dialogut pa pasur një raport vlerësues në lidhje me rezultatin e deri tanimë të dialogut që po vazhdon tanimë për pothuajse gati një dekadë. Si dhe janë shprehur kundër vazhdimit të përfaqësimit të Kosovën nga presidenti Thaçi.
Shqyrtimi i projekt-platformës shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, është pika e 24-të në rendin e ditës së seancës plenare të Kuvendit që pritet të mbahet nesër duke filluar nga ora 10:00 në Kuvend.
Shqipëria U19 mposhtet nga Danimarka në kualifikimet për Eur...
Xheneta refuzon ndarjen e përgjegjësive nga Arioni
Agim Ademi: Nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojm...
FRF i quan akuzat e Kosovës të pabaza dhe veprimet e futboll...
Laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës në Fushë-K...
Arrestohet polici “Pablo Escobar”, kishte fshehur 20 milionë...