Në sulmet ajrore dhe përleshjet në bregun perëndimor të Jemenit, janë vrarë 70 pjesëtarë të rebelëve huthi.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Emirateve të Bashkuara Arabe, përcjell Telegrafi, forcat e koalicionit nën kryesimin e Arabisë Saudite, të mbështetura nga Forcat e Armatosura të EBA-ve, kanë kryer sulme ajrore ndaj pozicioneve të huthi-ve në rajonet bregdetare në jug të qytetit Hudeyde.
Pretendohet se pas humbjeve të mëdha nga radhët e tyre, militantët kanë lënë armët e tyre dhe kanë ikur ndërsa forcat e përbashkëta të rezistencës në Jemen kanë avancuar në drejtim të aeroportit Hudeyde dhe bregdetit me rëndësi strategjike.
Po ashtu, thuhet se në sulmet ajrore dhe përleshjet mes rebelëve huthi dhe forcave të përbashkëta të rezistencës kanë humbur jetën 70 militantë, ndërsa në operacionet e kryera në rajonet në afërsi të qytetit Hydeyde janë kapur 21 rebelë huthi.
Jemeni është përfshirë nga dhuna që nga viti 2014 kur rebelët Huthi morën kontrollin mbi pjesën më të madhe të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin Sana.
Konflikti u përshkallëzua në vitin 2015, kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë, që akuzojnë lëvizjen huthi se janë në shërbim të Iranit, nisën një fushatë masive ajrore në Jemen që synonte të rikthente territoret e marra nga rebelët. /Telegrafi/
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...