Gjykata e Apelit e Kosovës në prill të këtij viti ka marrë vendim që rasti rreth vdekjes së Antigona Morina të kthehet në rigjykim në Gjykatën Themelore të Gjakovës. Bislim Morina, babai i Antigonës po pretendon se ish-dhëndëri i tij Hilmi Zena ia vrau të bijën. Thotë se dhëndëri bëri marrëdhënie seksuale me vajzën e tij derisa ajo ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe kishte gjakderdhje të vazhdueshme. Por Bislimi as kësaj radhe nuk po ju beson organeve të drejtësisë kosovare. Thotë se nëse çështja nuk zgjidhet, ai do të marrë hak vet. Seanca për këtë rast pritet të mbahet nesër.
Me padurim po e pret të hënën për të shkuar në Gjykatën Themelore të Gjakovës.Aty, Bislim Morina, pritet që të ballafaqohet sërish me personat që thotë se ia vranë vajzën para shtatë viteve pas tri ditëve martesë.
Ish-dhëndëri i familjes Morina, Hilmi Zena do të ulet sërish në bankën e të akuzuarit. Bashkëshorti i Antigona Morinës, e cila vdiq pas hemorragjisë së vazhdueshme, akuzohet për shkelje detyrimeve familjare. Pas ankesës së Prokurorisë ndaj vendimit të Gjykatës, që e kishte shpallur të pafajshëm Zenën,Gjykata e Apelit ka vendosur ta kthejë rastin në rigjykim dhe vendosje.
Të njëjtin vendim në dorë e ka tashmë edhe Bislim Morina, babai i Antigonës, i cili thotë se e ka mirëpritur atë. Megjithatë, atij i ka humbur besimi në gjyqtarët e Gjykatës së Rahovecit të cilët do ta gjykojnë përsëri Hilmi Zenën.
Gazeta Express, ka qëndruar në familjen e të ndjerës Antigona Morina. Babai i saj thotë se është i kënaqur që lënda është kthyer në rigjykim.
“Unë jam i kënaqur nga prokuroria e Gjakovës që e ka marrë iniciativën që lëndën ta qojë përpara. Unë jam i kënaqur që rastit për vdekjen e vajzës sime po i jepet dritë. Unë shpresoje që rasti me dal në dritë. Por 90% jam i bindun që ko me dështua apet. Unë njëherë veç drejtësi po lypi. E pas kësaj do t’i padisë të gjithë ata që e kanë shkel ligjin” thotë babai i Antigonës.
Por nëse kjo çështje nuk zgjidhet nga ana e organeve të hetuesisë kosovare, Bislim Morina, po thotë se këtë punë do ta zgjidhë vet.
“Të hënën ne kemi prap gjykim. Ishalla kemi sukses, e nëse jo, unë do t’ia grahi vet. Du me shitë ni lopë, tokë a diçka, du me ble ni armë edhe me u ballafaqua”, thotë ai. Nga familja Morina, po ashtu kanë folur edhe për deklaratat e familjes së ish-dhëndrit të cilët i kanë akuzuar se këtë punë familja e së ndjerës po e bënë vetëm për para.
“Ata familja e atij (ish-dhëndrit), kanë thanë që këtë punë e kom ba për pare. Unë evladin nuk e shes për pare. Unë jom ka luftoj për drejtësi. Ai s’mundet me më ba kriminel e me më akuzu”, thotë Bislim Morina babai i Antigonës e cila vdiq shtatë vite më parë në ditën e tretë të martesës.
Nga familja e ish-dhënderrit nuk kanë dashur që të flasin rreth kësaj cështjeje. Ata më herët i kanë thënë Expressit se gjykata e ka dhënë fjalën përdundimtare për këtë rast.
“Gjykata e ka shpallur të pafajshëm Hilmi Zenën, duke u bazuar në faktet dhe ligjet në fuqi. Madje, ky vendim është vërtetuar edhe një shkallë më lart në Gjykatën e Apelit, e cila e ka vlerësuar si vendim të bazuar mirë”, kishin deklaruar nga Gjykata. E seanca e parë par rikthimin në rigjykim për këtë rast pritet të behet të hënën. Pala e dëmtuar po pretendon se nuk do ta pranojë në seancë avokatin e familjes Zena.
Për këtë rast është angazhuar avokatja Fehmije Gashi – Bytyqi, si përfaqësuese e familjes së dëmtuar të Bislim Morinës. Ajo me kërkesën e familjes, ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Gjakovës që të bëjë përjashtimin e gjyqtarit Mizahir Shabanit.
Antigona Morina nga fshati Radoc i komunës së Rahovecit, vdiq 6 vjet më parë, tri ditë pasi u martua, për shkak të hemorragjisë së vazhdueshme, e burri i saj Hilmiu nuk i kishte ofruar ndihmë mjekësore së ndjerës./GazetaExpress/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut