Google ADS

Kancelari austriak u bën thirrje Presidentit Thaçi e Kryeministrit Rama të bllokojnë kufirin për refugjatët

12:08 | 3 Qershor 2018
V. S.

Çështja e fluksit të refugjatëve në vendet e Ballkanit, si dhe depërtimi i tyre përmes rrugëve të Kosovës dhe Shqipërisë, është bërë temë e mediave gjermane.

Magazina e lajmeve Der Spiegel, duke trajtuar këtë problem i cili sa shkon e rritet, ka intervistuar dy refugjatë pakistanezë për rrugëtimin e tyre duke qenë të ndihmuar nga trafikanti shqiptar i Malit të Zi, njofton Klan Kosova.

Duke qenë se numri i refugjatëve në korridorin ballkanik sa shkon e rritet, Hungaria ka kërkuar ndërtim të gardhit kufitar, pasi përmes kufirit të saj dhe Serbisë e Rumanisë emigrantët po depërtojnë në Gjermani dhe jo vetëm.

Përveç këtyre shteteve, linjë ndihmëse për të dërguar refugjatët në destinacion po del të jetë edhe Shqipëria e Mali i Zi, ndërsa shqetësim të thellë për këtë fakt ka shfaqur shteti austriak.

Në artikullin e publikuar, theksohet se shifrat e larta të refugjatëve po dalin shqetësuese për Austrinë, saqë ka bërë zyrtarët të paralajmërojnë vendet e tyre fqinje.

Saktësisht në vizitën e fundit që Presidenti i vendit Hashim Thaçi pati në Vjenë, raportohet se është paralajmëruar nga Kancelari austriak Sebastian Kurz, për të bllokuar kufirin shtetëror për refugjatët, njofton Klan Kosova.

Der Speigel raporton po ashtu se thirrje e tillë iu është bërë edhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës./klan kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme