Plakja ose rritja në moshë shpesh konsiderohet se është një proces shumë i mirë për kualitetin e jetës.
Jemi më të mirë në punë, arrijmë të menaxhojmë më mirë financat dhe lidhjet me ata që dashurojmë bëhen më të forta.
egjithatë, kur vjen fjala te seksi, shoqëria ka krijuar një ide se nuk arrin të bëhet siç duhet me kalimin e kohës, madje është krijuar një ide e përgjithshme se vjen një moment kur seksi ndalon.
Shumica e njerëzve mbi 60 vjeç në SHBA janë aktiv seksualisht, së paku 2 ose 3 herë në muaj.
Dhe jo, nuk është e vërtetë, cilësia e seksit nuk prishet me vitet që kalojnë.
Problemi fillon me studimet e kohës moderne që nuk arrijnë të krijojnë një lidhje siç duhet midis seksit dhe moshës dhe ta studiojnë këtë për një periudhë të gjatë kohe.
Nëse ne pyesim një grup njerëzish për jetën seksuale, dalim direkt në përfundimin se të rinjtë janë më të kënaqur se të vjetrit në seks.
Por kush është përgjegjës për këtë ndryshim? Po sikur të mos ketë lidhje diferenca në moshë, por thjesht njerëzit që kanë lindur në 1930-n mund të kenë një tjetër kënaqësi ndaj seksit se ata të 1960-s? (Dhe ky krahasim vlen për çdo vit.)
Ndërkohë që në studimin e bërë nga një grup tjetër, që pyetën 6000 çifte të cilët kishin qenë aktivë seksualisht për më shumë se 18 vite, ata treguan se me kalimin e viteve ndryshon sasia e seksit, por absolutisht cilësia e tij, sepse me kalimin e viteve seksi bëhet më i mirë dhe ndjesia që fiton gjatë seksit është më e madhe.
Nëse krahason një burrë 40-vjeçar me një burrë 50-vjeçar me të njëjtin nivel të dëshirës për seks, që investojnë të njëjtën kohë për të bërë seks, një 50-vjeçar arrin të kënaqë më tepër sepse vetëm ideja në kokë që i është krijuar nga shoqëria se ai nuk mund të bëjë mirë do ta motivojë edhe më tepër.
Në përgjithësi, përfundimet e këtij studimi tregojnë se kur piqemi në moshë, prioritetet tona seksuale ndryshojnë, por kjo nuk do të thotë që ndryshojnë për keq, ashtu siç thotë rëndom shoqëria.
Nëse ju doni jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme, vazhdoni të bëni seks sa më cilësor dhe vendosjani vetes prioritet që të mos bazoheni nga fjalët dhe stereotipet që vendos shoqëria.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...