Mbreti Abdullah II i Jordanisë vjen javën e ardhshme në Tiranë. Lajmi është zbuluar në një deklaratë të Oborrit Mbretëror. Mësohet se ai do të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare të organizuar në kuadër të luftës kundër terrorizmit.
Takimi mbahet për herë të parë jashtë Jordanisë dhe do të diskutojë edhe ndryshimet në Ballkanin Perëndimor. Mësohet se në të do të marrin pjesë zyrtarë të çështjeve të sigurisë dhe çështjeve politike nga disa vende të rajonit dhe partnerë ndërkombëtare si dhe BE. Konferenca është organizuar nga qeveria shqiptare dhe ajo holandeze.
Pritet që takimi të hapet nga kryeministri Edi Rama ndërsa pritet që të jenë të pranishëm krerët e qeverive të Kosovës, Maqedonisë dhe Bullgarisë, por edhe 200 politikanë, përfaqësues të fesë dhe akademikë.
I quajtur “Aqaba Meetings”, u iniciua në vitin 2015 nga vetë Mbreti Abdulla II i Jordanisë.
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...