Krasniqi hyn në ring me këngën, ”Kuq e Zi”

23:41 | 2 Qershor 2018
A. B.

Gjithçka është gati për meçin Krasniqi – Kashtanov.

Boksieri shqiptar tashmë është ngjitur në ring, ku do të përballet me rusin Kashtanov.

Krasniqi kërkon të fitojë titullin evropian EBU, që atij do të mundësonte të rikthehej në grupin e ngushtë të pretendentëve për titull bote.

Ashtu si edhe në meçin e kaluar, edhe në këtë meç Krasniqi është futur në ring me këngën Kuq e Zi duke bërë që publiku shqiptar në sallë të shpërthente në duartrokritje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme