Aktori shqiptar pjesë e kastit të aktorëve të “Fast and Furious 9”

22:04 | 2 Qershor 2018
A. B.

Aktori shqiptar i suksesshëm në Hollywood, Marko Caka, ka ardhur së fundmi në Tiranë për pushime.

Së fundmi, atij i ka marrë një konfirmim nga Universal Pictures, që do të jetë pjesë e kastit të aktorëve të “Fast and Furious 9”.

Ai do të ketë rolin e policit në zbulim e shpartallimit të grupeve të drogës në Florida.

Xhirimet nisin nga fundi i këtij viti deri në korrik të vitit 2019, teksa premiera do të shfaqet në kinematë botërore në prill të vitit 2020.

Edhe këtë herë kasti do të përbëhet nga aktorët e njohur si: Vin Diesel, Tyrese Gibson, Dawyn Johnson e Jason Statham, dhe me një ndryshim të vogël në regji, ku tani regjisor do të jetë Justin Lin i njohur në serialet S.W.A.T.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme