Një lopë që është arrasur nga ferma e saj në Bullgari dhe kaloi kufirin jashtë BE-së, duhet të theret për shkak të frikës rreth sigurisë.
Penka është një lopë e kuqe, shtatzënë, e cila për tre muaj kishte humbur dhe është gjetur në fshatin Kopilovtsi duke kaluar në kufirin serb,transmeton DailyMail
Dy javë pasi kishte arritur në fshat ajo iu dorëzua pronarit të saj Ivan Haralempiev. Megjithatë, zyrtarët bullgarë thanë se kafsha duhet të theret dhe të hidhet poshtë, e imponuar kjo nga rregullat e BE-së.
Tani Penka duhet të ekzekutohet sepse nuk kishte dokumentet e duhura kur kakaluar kufirin, pavarësisht se i është dhënë një librezë nga një veteriner serb ku e vërteton që lopa është e shëndetshme dhe e pastër. Sipas rregullave strikte të BE-së, kur një kafshë kalon kufirin e BE-së duhet të shoqërohet nga një cerfikatë shëndetësore.
Pra, bazuar në udhëzimet e Komisionit Europian për transporn e gjedhëve përtej kufijve, lopët si Penka kërkohet të paraqiten në pikat kufitare me dokumentacionin që vërteton se janë të shëndetshme.
Lopa Penka nuk e kishte këtë cerfikatë kur u rikthye sërish në Bullgari dhe kjo ka bërë që të merret vendimi i hidhur për ekzekumin e saj edhe pse është shtatzënë.
Zyrtarët thanë se nuk ishte në kompetencat e tyre për të shpëtuar Penka-n nga rregulloret e BE.
Eksper i veterinarisë Lyubomir Lyubomirov tha:
“Ne po zbatojmë vetëm rregulla që vijnë nga Brukseli”
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...