Janë hedhur dy raketa nga qyteti i Gazës për në Izrael.
Njëra nga raketat e gjuajtura është kapur, kurse tjetra ka rënë në Gazë, raporton Haaretz duke cituar ushtrinë izraelite, transmeton portali arbresh.info.
Sipas zyrtarëve ushtarakë askush nuk është lënduar si dhe nuk ka ndonjë dëm të shkaktuar.
Më parë është raportuar që janë lëshuar sirenat në rajonet e Eshkol dhe Kissufim në afërsi të Rripit.
Incidenti i fundit ka ndodhur javën e kaluar kur sirenat e raketave nisën të njoftonin banorët për zjarrin e mundshëm të raketave pas njoftimit të IDF të një operacioni ushtarak në Rripin e Gazës./Arbresh.info/
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj