Niveli më i ulët që ka njohur këmbimi i Euros këtë fundjavë është komentuar dhe nga ish-Kryeministri Berisha.
Ai bën përgjegjës qeverinë, të cilën e quan narko-shtet. Kjo rënie dramatike e kursit të saj po helmon ekonominë shqiptare, shkruan Berisha në një postim në rrjetet sociale.
Sipas Berishës narko-Eurot kanë arritur të rrisin ndjeshëm çmimet e apartamenteve dhe për larjen e tyre qeveritarët mafiozë kanë rritur këtë vit gjerë në 273% lëshimin e lejeve të ndërtimit duke shndërruar Tiranën, Durrësin, Fierin, Vlorën në megapolet e larjes së parave të drogës në Europë.
Shkaku i vetëm i dramës shqiptare të Euros, shkruan Berisha, janë kamionat me narko-euro që vërshojnë çdo ditë nga trafiku i drogës në ekonominë e narkoshtetit shqiptar. Berisha e cilëson si qesharake qëndrimin zyrtar për uljen e Euros, që e lidhin këtë fenomen me fluksin e madh turistik. Ai ironizon duke thënë se, për herë të parë ‘fajin nuk e ka Saliu, por turistët’./Tv Klan
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...