Google ADS

“Nuk ekziston asnjë mënyrë që Mohamed Salah të largohet”

16:37 | 2 Qershor 2018
Arbresh Info

Heroi i Liverpoolit, Didi Hamann beson që Mohamed Salah do të filloj sezonin e ardhshëm me fanellë të “Redasve”.

Sulmuesi egjiptian raportohet se është shënjestër e Real Madridit pas një sezoni debutues me “Redsat” brenda të cilit realizoi 43 gola duke i ndihmuar gjithashtu skuadrës të arrijë deri në finale të Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

“Nuk besoj që Salah do të ndjek hapat e Suarezit dhe Coutinhos”, ka thënë Hamann për ‘Mirror’.

“Për lojtarët nga Amerika e Jugut, nënshkrimi për Barcelonën ose Real Madridin është një gjë madhështore për ata që ta bëjnë për shkak të lidhjeve të tyre me kulturën”

“Nuk jam takuar me Salahn, por nga ajo që njerëzit më kanë treguar mua për të, ai duket si dikush që i pëlqen të dashurohet ashtu siç ai është nga Klopp”

“Mendoj se ai e ka gjetur një shtëpi, diku ku është i respektuar dhe vlerësuar, dhe ai është gjithmonë duke punuar me një trajner që ka qenë i guximshëm mjaftueshëm për të paguar shumë të holla për të kur të tjerët e shikonin atë se çfarë ndodhi me të në Chelsea”

Salah është duke u rikuperuar nga lëndimi që pësoi në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme