Jurgen Klopp në Real Madrid? Zbulohen kushtet e tij

15:56 | 2 Qershor 2018
Arbresh Info

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka shtruar kërkesat e tij për transferim te Real Madridi para se të bëhet trajneri i tyre i ardhshëm.

Zinedine Zidane u largua nga roli i trajnerit në Bernabeu të enjten pas dy sezoneve e gjysmë në detyrë, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në gazetën spanjolle ‘Don Balon’, e cila është e njohur për pretendimet e tyre bombastike rreth transferimeve, trajneri Jurgen Klopp është duke u përgatitur për të zëvendësuar francezin.

Megjithatë, Klopp ka kërkuar nga presidenti i kampionit evropian të nënshkruaj me sensacionin Mohamed Salah dhe portierin David De Gea para se të marrë detyrën në La Liga.

Gazeta e lartpërmendur shton se Klopp është i gatshëm t’i bashkohet Real Madridit nëse gjiganti spanjoll siguron dyshen këtë verë./arbresh.info/

Të ngjashme