Fatmir Limaj për dialogun: Të mos përsëriten gabimet e së kaluarës

15:34 | 2 Qershor 2018
Arbresh.info

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj nuk ka folur për Hashim Thaçin si kryenegociator të mundshëm, por se duhet shmangen gabimet e së kaluarës në dialogun Kosovë-Serbi, raporton arbresh.info.

“Ne si parti jemi të përgjegjshëm dhe qëndrimi i vazhdueshëm është që në procese të tilla duhet të ketë besueshmëri dhe besoj që politika kosovare duhet të përgatitet që mos të bëj gabime që i ka bërë në të kaluarën pra të ketë parime dhe orientime të qarta në këtë dialog”, ka thënë mes tjerash Limaj.

Kryetari i Nismës ka thënë se ata si parti reflektojnë pozitivitet dhe duan unitet.

“Natyrisht, neve na presin tema të mëdha. Këtë qeverisje e kanë pritur tema të mëdha që nga themelimi. Ne si parti, reflektojmë pozitivitet dhe duam unitet”, ka shtuar ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme