Unai Emery kërkon ribashkimin me mesfushorin e Sevillas

14:36 | 2 Qershor 2018
Arbresh Info

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery raportohet se është duke kërkuar të punoj sezonin e ardhshëm së bashku me mesfushorin e Sevillas, Steven N’Zonzi.

Spanjolli rekrutoi N’Zonzin te klubi andaluzian gjatë verës së vitit 2015, transmeton portali arbresh.info. Bazuar në ‘Estadio Deportivo’, Emery është duke kërkuar ribashkimin me ish lojtarin e Stoke Cityt dhe “Topçinjtë” mund të paguajnë klauzolën e blerjes prej 35 milionë euro në kontratën e francezit.N’Zonzi është përmirësuar gjatë kohës së tij në Spanjë dhe kjo i ka siguruar atij një vend te Franca për Kampionatin Botëror në Rusi.

Ndryshe nga mesfushorët e tjerë në shënjestër, 29-vjeçari ka një eksperiencë të gjatë në Premierë Ligë pasi ka luajtur te Blackburn Rovers dhe Stoke CIty.

N’Zoni vlerësohet për pasimet e tij të shkëlqyere dhe duelet në ajër./arbresh.info/

Të ngjashme