Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, mund të thuhet se është nga ministrat e rrallë në Qeverinë e Maqedonisë që nuk shpenzojnë shuma të mëdha për udhëtime.
Së fundi ai është parë në Aeroportin Ndërkombëtar “Shkupi” duke pritur për udhëtim. Një qytetar përmes Facebook ka njoftuar se Dimitrov ka udhëtuar me fluturimet më të lira të kompanisë “Wizzair” dhe nuk ka pasur biletë me prioritet për hyrje në aeroplan, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sot isha i befasuar kur duke pritur aeroplanin në Shkup për në Bruksel, arriti ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov. Çdo nder pasi paratë e shtetit i harxhon në fluturime të lira me “Wizzair” dhe nuk e ka problem të jetë qytetar normal. Më shumë më habit fakti që nuk kishte blerë biletë me prioritet për hyrje në aeroplan, por si çdo udhëtar i thjeshtë ka pritur radhë për hyrje në aeroplan. Vetëm kështu do të jemi Maqedoni më e mirë”, shkruan Rudolf Najdovski, i cili ka arritur edhe ta fotografojë ministrin Nikolla Dimitrov.
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...