Në ditët e para të sezonit turistik monedha euro ka kapur nivelet më të ulëta duke u shkëmbyer me poshtë 125 lekë.
Në lidhje me këtë rast reagon edhe ish- kryeministri Sali Berisha.
Ai shprehet se në Shqipëri është futur në masë monedha europiane si pasojë e trafikut të drogës, ndaj dhe vlera ka rënë tej mase.
Sipas Berishës të dhënat dëshmojnë se vetëm 3 muajt e parë të këtij viti në Shqipëri kanë hyrë 1.7 miliardë narko-euro, por këto janë vetëm maja e parasë së pistë që po vërshon drejt Shqipërisë.
Reagimi i plotë
Ne Narkoshtetin e Shqiperise, narko-eurot po helmojne Euron dhe ekonomine!
Lavdi Zotit kesaj here fajin e kane “turistet” dhe jo Saliu!
Te dashur miq, Euro e helmuar e trafiqeve te droges, apo siç quhet per shkak te origjines “narko-euro”, po shkaterron euron e mundit, djerses, punes se ndershme te qytetareve shqiptare.
Keshtu, dje narko-euro ne Shqiperi zbriti ne nivelin me te ulet historik te shkembimin e euros me lekun. Dje per shkak te narko-eurove, euro u shkembye si qeni ne vreshte; 1 euro me 125 leke.
Kjo renie dramatike e kursit te saj po helmon ekonomine shqiptare. Ne veçanti kjo po falimenton ndermarrjet eksportuese shqiptare, prodhimin e vendit si dhe thellon ne menyre dramatike disbalancen tregtare. Ky helmim monetar i vendit me narko-euro, renie dramatike e kursit te kembimit te euros me lekun, godet gjithashtu rende qindra mijra familje qe marrin ndihma ne euro nga familjaret e tyre emigrante ne Europe.
Narko-eurot kane arritur te rrisin ndjeshem çmimet e apartamenteve, dhe, per larjen e tyre qeveritaret mafioze kane rritur kete vit gjer ne 273% leshimin e lejeve te ndertimit duke shnderruar Tiranen, Durresin, Fierin, Vloren ne megapolet e larjes se parave te droges ne Europe. Shkaku i vetem i drames shqiptare te euros se mundit, djerses, punes dhe mendjes se qytetareve te ndershem jane kamionat me narko-euro qe vershojne çdo dite nga trafiku i droges ne ekonomine e narkoshtetit shqiptar.
Te dhenat deshmojne se vetem 3 muajt e pare te ketij viti ne Shqiperi kane hyre 1.7 miliarde narko-euro, por keto jane vetem maja e parase se piste qe po vershon drejt Shqiperise.
Perpjekjet per te fshehur kete intoksikim te ekonomise nga narko-eurot jane sa driteshkurtra aq dhe qesharake. Ideja se se kjo renie dramatike e euros ne Shqiperi lidhet me fluksin e madh turistik te çarterave qe po zbarkojne ne Rinas, Kukes, Vlore e dojrra si keto, eshte si ajo gjethja e fikut qe i vendosin fotografise se Norieges lakuriq ne plazhet e botes.
Miq, per here te pare ‘fajin nuk e ka Saliu por turistet’, ndjehem i lehtesuar!/Gazeta Express
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...