Shumë shpesh kemi dëgjuar se meshkujt janë ata që vazhdimisht i tradhtojnë gratë, dhe rrallëherë dëgjojmë se femrat janë po aq të pabesa.
Sipas Nadia Bokodyt, redaktore e ‘She Said’, hulumtimet tregojnë se femrat janë duke tradhtuar më shumë se asnjëherë më parë, ku statistikat thonë se 40% e tyre i tradhtojnë partnerët, transmeton Telegrafi.
Në fakt, pikërisht Bokody ka qenë njëra nga to.
“Është e lehtë ta fajësojë ish- burrin. Është e lehtë të them se më ka neglizhuar, se nuk ka qenë romantik, por në fakt ai ka qenë e kundërta e këtyre. E vërteta është se, unë kam tradhtuar vetëm sepse kam mundur ta bëjë këtë”, ka shkruar ajo.
Tani Bokody ka zbuluar një numër të madh të arsyeve se përse femrat zgjedhin ta tradhtojnë partnerin e tyre.
“KAM NEVOJË PËR SHUMË PARTNERË SEKSUALË”
Një femër e ka pranuar haptas se dikur ka qenë tradhtare kronike, ndërkaq Bokody thotë se ka shumë femra të cilat nuk ngopen me seks vetëm me një mashkull, prandaj edhe e tradhtojnë partnerin me shumë meshkuj tjerë.
“DOJA TË EKSPLOROJA MUNDËSI TË REJA”
Disa femra thonë se tradhtojnë për shkak se futen në lidhje serioze kur janë shumë të reja.
Kjo do të thotë se ato nuk kanë pasur mundësinë ta eksplorojnë veten e tyre seksualisht.
Kështu, ato zgjedhin të ‘eksplorojnë mundësi tjera’ duke e tradhtuar partnerin me meshkuj tjerë.
“AI ASNJËHERË NUK DILTE JASHTË”
“Ai më injoronte dhe luante video-lojëra tërë ditën, por pastaj zemërohej nëse unë dilja jashtë”, ka thënë një grua tjetër.
Ajo ka shtuar se kjo e ka shtyrë atë që të dilte më shpesh dhe të takohej me njerëz të ri, gjë e cila ka ndikuar që ajo të takohej tani me të dashurin e saj të ri.
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A