Rino Gattuso beson që dështimi i Italisë për kualifikim në Kampionatin Botëror është “pjesë e futbollit”, por mendon se ata mund të kenë progres nën udhëheqjen e Roberto Mancinit.
“Azzurrët” u mposhten me rezultat 3 me 1 nga Franca mbrëmjen e kaluar në miqësoren ndërkombëtare, e cila ishte ndeshja e dytë e Roberto Mancinit në detyrë, transmeton portali arbresh.info.
Duke folur gjatë një interviste për ‘Milan TV’, ish fituesi i Kampionatit Botëror shprehu besimin e tij që “kualiteti është këtu” për Italinë që të ketë sukses.
“E kam shikuar kombëtaren”, ka komentuar Gattuso. “Është trup që nuk jemi në Kampionatin Botëror, por kjo është pjesë e futbollit”
“Kualifikimi është këtu, i uroj më të mirat Robertos. Shpresoj që Italia të kualifikohet në Kampionatin Evropian dhe në Kampionatin Botëror të ardhshëm”
Leonardo Bonucci i AC Milanit ishte golashënuesi i vetëm për italianët në takimin e mbrëmjes së kaluar./arbresh.info/
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima